Editorial

Kush është personi që ndaloj ngritjen e kishës ortodokse serbe ne Jezerc para 106 viteve?


Publikuar më:


Pse historiografia shqiptare ka heshtur per këtë akt të Destan Hasan Nuhes.

Lexoni shkrimin e plotë të historianit, Mr.Muhamet Shabanit, për këtë ngjarje, gjurmët e të cilës ende ruajnë kujtimin e hidhur të një periudhr të trisht të historisë sonë

106 VITE HESHTJE VARRI NDAJ VEPRËS KOMBËTARE TË 16 VJEÇARIT DESTAN HASAN NUHA NGA FSHATI JEZERC…!

Pas pushtimit të Kosovës dhe të disa trevave shqiptare nga ushtritë serbe-malazeze,konvertimi i dhunshëm i popullsisë shqiptare në ortodoksi sllave përbën një nga format më ekstreme të terrorit sllav!
Kjo metodë antinjerëzore dhe barbare e llojit të veçantë në histori,ishte hartuar, programuar dhe realizuar nga dy shtetet sllave Serbia dhe Mali i Zi,që për qëllim kryesor të tyre kishin spastrimin etnik dhe fetar nga “elementi i huaj” dhe krijimi i një Kosove të pastër sllave dhe ortodokse.
Popullsisë shqiptare iu imponuan dy mundësi:të konvertohej në ortodoks e të ndjehej serb a malazez,ose të ekzekutoheshin apo të digjeshin për së gjalli.
Për ti thyer moralisht për të ulur krenarin kombëtare të shqiptarëve,pushteti okupues filloi ndërtimin e kishave në fshatra të pastra ku nuk kishte serb.
Konvertimi të bëhej në mënyr solemne duke i shqelmuar simbolet kombëtare siç ishte QELESHJA E BARDHË SHQIPTARE.
Viktimë e parë në komunën e Ferizajit, e jo rastësisht e politikës gjenocidale serbe do të ishte Fshati Jezerc!
Në këtë fshatë etnikisht të pastër shqiptar, filloi ndërtimi i KISHËS ORTODOKSE SERBE, 20 METRA DISTANCË NGA KISHA SHQIPTARE!
Ishte kjo fatkeqësi e rëndë e pa përballueshme për banorët e fshatit Iliro-Shqiptar,Jezerc.
Hasan Nuha banor i Lagjes Shejkovc të Jezercit, në odën e tij para bashkëfshatarve dhe miqëve, i pari e mori fjalën!
” JAM I MOSHUAR, DJEMT I KAMË TË VEGJËL NUK KAM TË DREJT TI THEMË ASKUJT ASGJË,POR TË GJITHË E DIMË SE NDËRTIMIN E KISHËS E NDALON VETËM PUSHKA”.
Siç duket këto fjalë ishin vendimtare që djali i tij Destani 16 vjeçar të merr vendim për vrasjen e arkitektit të kishës, të quajtur Kita.
Destani ishte çoban i deleve.
Ditën e nesërme, e merr pushkën.Nënës së tij i arsyetohet, kinse një ditë më parë,tre ujq kishin sulmuan kopen e deleve të tij.
Nga kodrina përballë kishës,në një distancë prej 200 -250 metra vijë ajrore, Destani e godet kryemjeshtrin Kita i cili nga muret e kishës u plandos i vdekur përdhe…!
Xhandarmëria serbe e arrestoi Destanin dhe e dërgoi në burgun famëkeq të Nishit.


Në burgun e Nishit,ndaj Destanit ushtrohet dhunë sistematike.
Dhunën e barbarëve sllav nuk mundi t’a toleroi MESIA i fshatit Jezerc!
Në përleshje e sipër me gardianët e burgut,nga goditja e rëndë e Destanit gjeti vdekjen edhe një xhelat serb!
Jenat e karpateve pamëshirshëm e torturuan,e sfilitën dhe i dhanë fund jetës së MESISË,SHPËTIMTARIT TË FSHATIT JEZERC, DESTAN HASAN NUHA…!
Kanë kaluar 106 vite nga akti heroik i Destan Hasan Nuha! Deri më 12 qershor 1999,kur çlirohet Kosova nga sundimi serb,mund edhe të arsyetohet heshtja e Jezercasve ndaj vepres së bashkëfshatarit të tyre Destan Nuha!
Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet heshtja, injorimi mosmirënjohja dhe anatemimi që iu bë dhe vazhdon ti bëhet edhe pas 12 qershorit 1999,Destan Nuhës!
EMRI DHE VEPRA E DESTAN HASAN
NUHA, DUHET TË VLERËSOHET ASHTU SI E MERITOJNË HERONJTË E KOMBIT SHQIPTAR…!

P.S.
Në foto është Arif Nuha,stërnip i Destan Hasan Nuha!
Janë edhe muret e Kishës shqiptare dhe të Kishës ortodoke serbe e cila u rrënua pas Luftës së fundit…

To Top