25,04,2024

Kush është deputetja që përfaqësoi Ferizajn dinjitetshëm në Kuvend, vetëm për 1 vit pune

Must Read

Saranda Musliu është vajza nga Ferizaj e cila në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 triumfoi suksesshëm në garën politike mes shumë emrave që opinioni ferizajas tashmë i njeh si udhëheqës me më shumë përvojë.

Saranda Musliu, deputetja e re fillimisht i ishte bashkuar radhëve të LDK- së në Ferizaj duke garuar për ulësen e këshilltares komunale në zgjedhjet e vitit 2017. Mes shumë kandidatëve të kësaj dege ekonomistja Musliu mori besimin për të qenë zë i qytetarëve në Kuvendin komunal në Ferizaj. Për aq kohë e ushtroi këtë mandat ishte një këshilltare aktive , bashkëpunuese dhe mjaft e e afërt me të gjithë. Për 6 muaj drejtoi edhe grupin e grave asambleiste nëpër aktivitete të ndryshme ku barazia gjinore ende nuk është në nivelin e dëshiruar.

Ish- këshilltarja Musliu duke ndjekur rrugëtimin politik me motiv avancimin e profesionistëve të rinjë i është futur edhe garës për deputete në Kuvendin e Kosovës dhe rezulton ndër deputetet më të votuara femra në këto zgjedhje.

Drejt Kuvendit , institucionit më të rëndësishëm ligjor hapëroi suksesshëm duke u bërë zë i rëndësishëm vendimmarrës.

Ndonëse nuk e kishte ndonjë përvojë më të theksuar  politike , diskutimet e saj në Kuvend u bënë shpesh lajme mbështetëse për qytetarët.

E shkolluar për Ekonomi në institucione moderne arsimore të gjitha këto njohuri deputetja e re i shkriu në letër e projekte për zhvillim dhe avancim të projekteve të ndryshme.

Fati e deshi që muajt e parë të konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës , pandemia globale që përfshiu gjithë botët të ketë ndikim edhe në punën e institucioneve kosovare , ndërsa grupi i deputetëve të LDK -së ku anëtare ishte edhe deputetja ferizajase dha një kontribut të çmueshëm për Rimëkëmbjen Ekonomie si pasojë e goditjeve nga situatat me infeksionin COVID-19.

Deputetja Musliu ofroi ide , iniciativa e mbështetjen për ligjet dhe projektet e dobishme. Përfaqësoi dinjitetshëm Ferizajn në projektet e rëndësishme ndërkombëtare e me karakter financiar.

Deputetja ferizajase për aq muaj sa ushtroi këtë mandat ishte ndër deputetet më aktive në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore , persona të pagjetur dhe Peticione.

Ishte pjesë e takimeve edhe me homolog deputetë evropian e të shteteve të zhvilluara ku prezantoi në mënyrën më të mirë jetën parlamentare të Kosovës.

Saranda Musliu është rikonfirmuar si kandidate për deputete edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit nga dega e LDK-së në Ferizaj. Mandati i mbetur në gjysmë për të paraqet edhe mosrealizim të objektivave të planifikuara me interes publik.

“Për mua secili mendim qytetar ka rëndësi të veçantë, të gjitha projektet kapitale dhe ato lokale duhet të jenë prioritet i të zgjedhurve të popullit , prandaj edhe në mandatin e ardhshëm do të jem një zë përfaqësues në Kuvend , ndërsa nuk do të pajtohem me padrejtësitë dhe ndasitë politike që dëmtojnë popullin kosovar” deklaron deputetja Musliu e cila është edhe ndërmarrëse e suksesshme e sektorit privat duke e udhëhequr njërën ndër fabrikat më të fuqishme të industrisë metalike në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img