16,04,2024

Kush do të jetë kundërkandidat i Veselit në Konventën e PDK-së?

Must Read

kadri-veseli1

Blerim Latifi, këshilltari i parë i Kadri Veselit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës është i ftuar në Zonën B të Klan Kosovës.

Latifi ka folur për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

“Dje në mbledhje është propozuar për kandidat Kadri Veseli i cili edhe po e ushtron detyrën e të parit të shtetit”.

“Veseli në njëfarë mënyre e ka refuzuar këtë lloj procedimi, nuk ka dashur të kandidohet nga kryesia, për shkak se ai synon që procesi politik i PDK-së të jetë një proces i barabartë, e të mos nënkuptohet se kryetari i ri i PDK-së po vjen nga instancat e larta, por në PDK të ketë mundësi të barabarta”.

“Në ditët në vazhdim Veseli do ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së dhe të gjithë ata që mendojnë se mund të garojnë për këtë post të hyjnë në garë”.

Latifi tutje ka treguar se janë në vlugun e punës për mbajtjen e konventës së PDK-së e cila pritet të mbahet në muajin maj.

“Veseli synon që të mos kemi demokraci formale, dhe më e mira është që kjo gjë të fillojë nga partitë politike”.

“Duke i demokratizuar partitë dhe duke i liberalizuar ato, ne e shtyjmë përpara demokratizimin e institucioneve politike dhe procesin e integrimit. Shembulli i Veselit, është pjesë e një platforme më të gjerë që do t’i ndihmojë procesit të demokratizimit”.

“Ne do të shohim në ditët në vazhdim, do të ekzistojë një periudhë kur të interesuarit mund t’i shpallin kandidaturat e tyre e ajo do të përcjellët me debat”.

“Do të ketë një fushatë, është e natyrshme”.

“Do të ketë transparencë të plotë në mënyrë që edhe PDK të shoh mënyrën se si po funksionon por edhe opinioni të jetë i informuar”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img