25,04,2024

Kush do ta fitoj derbin lokal në Ferizaj

Must Read

Sot, në orën 19:00   zhvillohet ndeshja në mes dy ekipeve ferizajase ne volejboll, KV Lubotenit dhe KV Ferizaj.

Janë këto dy ekipe ferizajase që këtë sezon  kanë pasur një paraqitje shumë të mirë dhe  po pretendojnë që të jenë kryesues të tabelës.

Dy ekipet kanë nga 15 pikë dhe renditen  në vendin e dytë dhe të tretë me pikë të barabarta.

Kreun e tabelës ëe mbanë  Prishtina Volley  me të cilin  dy ekipet ferizajase  ene nuk I kanë zhvilluar ndeshjet.

Por kjo ndeshje mund të jetë edhe determinuese se cila do të jetë më afër kreut të tabelës.

KV Luboteni është kampion i shumëfishtë Kosovë ndërsa KV Ferizaj këtë vit ka qenë befasi e kampionatit.

KV Ferizaj  këtë  vit ka pasur një paraqitje shumë të mirë dhe tani  së bashku me Lubotenin kanë nga 6 ndeshje të zhvilluara me nga 5 fitore dhe 1 humbje.

Se kush do të jetë fituese  e këtij derbi pritet të shihet sonte  në ora 19:00 në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton “ në Ferizaj.

Ndoshta edhe Ferizajt po i vije koha kur ndeshjet  mes ekipeve  të qytetin të jenë më atraktive se me ekipet tjera, ashtu siç ndodhë edhe në shumë vende tjera.

Dy ekipet  kanë ftuar sa më shumë  dashamirë të sportit  që të përkrahjen e këtyre ekipeve,si motiv për avancimin e këtij sporti në qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img