28,03,2024

Kurti e Osmani vizitojnë Ferizajn

Must Read

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti dhe numri dy i listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani,  kanë vizituar Ferizajn ku u pritën nga një numër i madh i qytetarëve.

Nga sheshi i qytetit të Ferizajt, Kurti e Osmani iu drejtuan shkurt turmës së qytetarëve të cilët i ndiqnin pas me brohoritje.

“Ju lutem që të vazhdoni të takoni qytetarë në mënyrë që dalja më 14 shkurt të jetë masive”, tha Kurti.

Mos të mbetet asnjë qytetarë pa votuar për ndryshim”, tha Osmani.

E, para se të takoheshin me qytetarë, Kurti e Osmani vizituan fabrikën ”Ëmbëlsia” në Ferizaj, nga ku kandidati për kryeministër Albin Kurti premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do t’i ndihmoj bizneset prodhuese.

“Kudo që ka prodhim ne do të ndihmojmë si qeveri e  ardhshme, të gjithë ata që krijojnë e prodhojnë do t’i ndihmojmë që të eksportojnë e të zëvendësojnë importin, e nëse krijojnë edhe linja të reja të prodhimit dhe e rrisin numrin e punëtorëve aq më pranë do të jemi e aq më e madhe mbështetja do të jetë për ta. Ne duhet të prodhojmë këtu brenda dhe ta lidhim arsimin me ekonominë, pra ta lidhim edukimin profesional me vendin e punës, ta luftojmë krimin e korrupsionin, me neve çdo biznesi i eliminohet ryshfeti në fillim, edhe haraçi”, tha Kurti.

Në këtë fabrikë ata u pritën me një ëmbëlsirë me numrin 127, numër ky të cilin Lëvizja Vetëvendosje e mban në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Para punëtorëve të kësaj fabrike, Kurti bëri disa premtime.

“Do ta ndihmojmë me politika sociale popullsinë, sepse politika sociale ndihmon me zbut varfërinë, konkretisht për të gjithë fëmijët prej kur lindin deri në moshën 2 vjeçare 20 euro në muaj, prej moshës  2-16 vjeç  10 euro në muaj, me neve s’do të ketë varfëri ekstreme. 1 mijë bursa për vajzat studente, pastaj banimin e përballueshëm, sepse rinia i duan 3 gjëra, banimin e përballueshëm, edukimin cilësor dhe punën profesionale, sepse një pjesë  e madhe e rinisë tonë nuk kanë mundësi të dalin nga banesat e prindërve të tyre, prandaj banimi me kosto të përballueshme është jetik për zhvillimin normal në Kosovë”, tha Kurti.

Kurti e Osmani gjatë ditës vizituan edhe fshatin Greme./Tv Tema

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img