20,04,2024

Kurteshi e tërheq fjalën “lopë”, e quan hienë ministren Hoxha

Must Read

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ministrja Hoxha është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Kjo ministre e ketij pushteti kriminal dhe vrastar, është një hienë e cila kultivon kurvëri politike të përzier me arrogancë dhe injorancë të neveritshme. Ajo jo vetëm që nuk meriton një kërkimfalje, por meriton çdo përbuzje politike e shoqërore që mund të bëhet. Nëse ajo me zell luan rolin e mashës së shefave të saj, për mbulimin e vrasjes së Astritit, atëherë duhet edhe të përballet me pasojat e rolit që luan.

Unë e di se shumë miq të sinqertë e kanë ndier veten keq për shkak të fyerjes me fjalën lopë. Së pari, kjo nuk është fyerje për të dhe sojin e sorollopin e saj vrastar, po është tepër e butë për të, për veprimet e saj politike.

Prandaj po e tërheq fjalën lopë dhe po i them hienë, ashtu si janë edhe padronët e saj politikë. Së dyti, ajo në këtë rast është një person politik dhe gjinia e saj nuk luan asnjë rol, edhe pse ky soj i kriminelëve kanë një prirje të hermafroditizmit politik. Unë nuk kam mundur ta quaj gomar, ashtu si quhen shefat e saj të gjinisë mashkullore.

Por meqenëse më shumë u pëlqen, atëherë le të mbetem hiena, pa caktim gjinie. Prandaj, vajtimi për fyerjen e një femre, gruaje e apo nëne nga disa njerëz krejtësisht të sojit të saj, si hiena tjetër në rolin e Deputetes Kodra Deliu dhe bashkëveprimtare/ëve dhe bashkëmendimtare/ëve të saj hermafroditë, është shqetësim krejtësisht i rrejshëm në këtë rast, e më shumë në të vërtetë është kurvëri politike e një kaste pushtetore vrasëse.

Kjo ministre është trajtuar si çdo person tjetër, pavarësisht gjinisë, që është pjesë e këtij pushteti dhe klani kriminal e vrastar, ashtu si trajtohen të gjithë të tjerët, pa marrë parasysh rolet e tyre, të cila/ët sot në cilësinë e anëtarëve të pdk dhe ldk ende e mbajnë gjallë këtë klikë vrastare.

Këta kanë filluar të vrasin kundërshtarët politikë me dorën e shtetit! Prandaj nuk mund të konsiderohen edhe mëtej kundërshtarë politikë.

Këta, që sot mbajnë gjallë këtë pushtet kriminal, e kanë instaluar parimin kriminal të armiqësisë në politikë deri në vrasje të kundërshtarëve politikë që moti midis tyre, tani edhe kundër të Vetëvendosjes. Këtyre hienave u dhemb emërtimi me emrin e tyre të vërtetë – VRASËS! dhe jo gjinia apo gjë tjetër. Ta mbajnë me shëndet!

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img