23,04,2024

Kundërshtohet ashpër deklarata e Mustafës që lidh demarkacionin me FAK-un

Must Read

Pasoja të tjera ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës nëse nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Përveç vonesave në procesin e liberalizimit, edhe transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur është i lidhur ngushtë me demarkacionin, ka thënë kryeministri për televizionin publik.

Për shefin e Qeverisë, as Amerika, e as NATO-ja, nuk do të lejojnë probleme me një shtet fqinj, raporton KTV.

Por, si të pavërtetë të madhe e ka quajtur deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi.Ai ka thënë se çështja e demarkacionit nuk ka asnjë lidhje me transformimin e FSK-së në ushtri, por sipas tij, këto janë shpikje që i bën vetë pushteti.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, më shumë dëshiron të besojë se është një gabim në formulim ky i kryeministrit, se sa një deklaratë serioze e tij, duke kërkuar që kryeministri të tërhiqet nga këto deklarime.

Ramadani thotë se tash e 30 vjet kufijtë më nuk menaxhohen nga ushtria dhe këtë duhet ta dijë Isa Mustafa.

Ramadani ka thënë se i vetmi faktor që po e pengon formimin e ushtrisë së Kosovës janë deputetët serbë dhe qëndrimi politik i Qeverisë së Serbisë, e jo demarkacioni me Malin e Zi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img