28,03,2024

Kundërshtimi i Gjermanisë dhe Francës rrezikon heqjen e vizave

Must Read

Gjasat e kosovarëve që të lëviznin pa viza në zonën Shengen brenda këtij viti janë të vogla.

Shpresat për një gjë të tillë për kosovarët u rritën kur më 4 maj Komisioni Europian rekomandojë që Kosovës ti hiqen vizat.

Por, frika e një fluksi të refugjatëve pas heqjes së vizave për Kosovën dhe dy shtetet tjera Gjeorgjinë e Ukrainën, ka bërë që vendet e BE-së të shqyrtojnë mundësinë për të shtyrë këtë vendim.

Në Kosovë kjo situatë e krijuar në BE, nga ekspert të kësaj fushe po shihet si një lajm i keq, që brenda këtij viti, të hiqen vizat, raporton lajmi.net.

Koordinatorja për çështjen e liberalizmit të vizave nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Albana Merja, ka thënë se përkundër entuziazmit për përmbylljen e këtij procesi nga ana e Ministrisë së Integrimeve Europiane brenda këtij viti, gjasat që ky proces të përmbyllet brenda më 2016 janë të vogla.

Ajo për lajmi.net ka thënë se kundërshtimi i Gjermanisë dhe Francës për këtë çështje rrezikon këtë proces.

“Gjermania dhe Franca po e kundërshtojnë liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut të rritjes së fluksit të azilkërkuesve drejt vendeve të tyre. Duke pasur parasysh procedurat e votimit në Parlament dhe Këshillin e Ministrave të BE-së, kundërshtimi i këtyre dy vendeve të fuqishme të BE-së e vë në rrezik votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo që mund të ndodhë është shtyrja e marrjes së vendimit për një kohë tjetër dhe jo ashtu siç pritej në fund të verës 2016”, ka vlerësuar ajo.

Merja ka thënë se vënja në agjendën e Parlamentit dhe të Këshillit për shqyrtim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën është në dorën e vendeve anëtare të BE-së, por qeveria e Kosovës mund ta përshpejtojë këtë proces, duke rritur kontaktet dhe lobimin me shtetet anëtare që mos ta vonojnë/pengojnë liberalizimin e vizave për Kosovën.

Edhe Besa Shahini njohëse e proceseve integruese, vlerëson se gjasat që Kosovës t’i hiqen vizat brenda këtij viti janë të vogla.

Ajo për lajmi.net, ka thënë se shumë shtete të BE-së, kanë kundërshtuar heqjen e vizave për Kosovën për shkak të numrit të madh të migruesve nga vendi ynë.

Madje ajo vlerëson se Kosovës me 4 maj ju dha rekomandimi për heqje të vizave vetëm për faktin së një gjë e tillë ju dha edhe Turqisë.

“Ka pasur rezistencë për liberalizim e vizave për Kosovën vazhdimisht në shtetet anëtare për shkak të numrit të madh të migrueseve nga Kosova. Dhe e vetmja arsye pse Komisioni i rekomandoi liberalizimin ishte Turqia: nuk kishte kuptim të liberalizoheshin vizat për 80 milionë turq e jo për 1.8 milion kosovar”.

“Kjo do të thotë që nëse liberalizimi për Turqinë nuk ndodhet sivjet, domosdoshmëria do të shtyhet edhe për Kosovën”.

“Në rastin më të mirë, vendimi për liberalizim shkon në Parlamentin Evropian në tetor-nëntor 2016. Dhe, në Këshillin e Ministrave në nëntor-dhjetor 2016. Që do të thotë se në rastin më të mirë, liberalizimi hyn në fuqi në fillim të vitit 2017. Por, duke marr parasysh disponimin negativ në shtetet anëtare, kjo edhe mund të mos ndodhë brenda këtyre datave”, ka thënë ajo.

Por, në Ministrinë e Integrimeve Europiane, pavarësisht këtyre paralajmërimeve nga vendet e BE-së, nuk shohin ndonjë arsye që vizat për Kosovën të mos hiqen brenda këtij viti.

Ministri Çollaku ditë më parë ka thënë se nuk shohin asnjë arsye që vizat të mos hiqen në vjeshtë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img