Editorial

Kundër vizitës së Kryeministrit Serbisë në Kosovë!


Publikuar më:


Valon Halimi

-Disa media të shkruara dhe elektronike në Kosovë, janë bërë për tu ardhur keq, se në çfarë gjendje janë ardhur. Ato më shumë shkruajnë dhe bëjnë fushat denigruese, shantazhojnë Kryeministrin e vendit tonë, se sa merren me vizitën e Kryeministrit të Serbisë në Kosovë, për fjalët e tij që sot i tha, e për gjitha ato fushata kërcënuese e destabilizuese për të ardhmen e vendit tonë.
Përgjegjësia për vizitën e Kryeministrit Serbisë në vendin tonë shkon drejt e në Ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës, në ish- ministrin e jashtëm, tani President në ardhje Hashim Thaçi, ky duhet jap llogari tani dhe në të ardhmen, se kjo vizitë sot paraqet dhe rrezikon gjendjen e bisedimeve, bashkëjetesën me serbët që jetojmë në Kosovë dhe të ardhmen tonë evropiane.
Ministria e Jashtme është dashtë të caktoj kushte për vizitën, si në protokoll ashtu edhe në procedurat tjera, kjo vizitë duhet të ishte bërë në mënyrën zyrtare si dy shtete që jemi të pavarur dhe mirëpritja të ishte bërë me protokollin tonë, dhe prezent garda e Forcave të Armatosura të Kosovës në pritje.
Kjo vizitë e dëmton më së shumti Kosovën. Qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit duhet të jen më sy hapur dhe vigjilent se serbët asnjëherë në asnjë vizitë nuk kanë sjellë diçka të mirë për vendin tonë.

 

Comments
To Top