26,04,2024

KTV: Nesër Kryesia e vjetër e Kuvendit cakton seancën konstituive

Must Read

Një burim brenda PDK’së i ka thënë KTV’së se mbledhja e kryesisë do të mbahet, të hënën në orën 11:00.

KTV’ja ka kontaktuar sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi, por ai nuk ka konfirmuar nëse do të ketë mbledhje të kryesisë së Kuvendit.

Por, ka thënë që për këtë, opinioni do të njoftohet me kohë edhe në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Zyra e Presidentit të Kosovës nuk ka dhënë asnjë informacion nëse presidenti Hashim Thaçi, do të thërrasë seancën e Kuvendit.

Sipas këtij burimi, kandidati i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit do të jetë ish-kryetari Kuvendit dhe kryetar i PDK’së Kadri Veseli. Vetëvendosje dhe LDK’ja kanë thënë disa herë se nuk do ta votojnë Veselin për kryeparlamentar.

Zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, ndërsa certifikimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve u bë më 8 korrik.

Edhe pse më shumë se një muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve, Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e reja, konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

Koalicioni PAN pretendon se i ka numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, ndonëse në zgjedhje arritën të fitojnë vetëm 39 deputetë, kurse duhen 61 vota për formimin e qeverisë.

Vetëvendosje dhe LDK’ja kanë thënë se do të kundërshtojnë çfarëdo forme të bashkëpunimit me koalicionin PAN, nëse PDK’është pjesë e saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img