26,04,2024

Kryetari Svarqa uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Must Read

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka uruar besimtarët myslimanë që Kurban Bajrami të jetë edhe këtë herë ditë kur më shumë se rëndom do ta ndjejmë shijen e dashurisë e të afërsisë midis nesh.

Të dashur besimtarë myslimanë, të dashur ferizajas,
Duke ju uruar që bashkë me familjet tona, ta ndiejmë ngrohtësinë e të afërmve, fuqinë magjike të dashurisë e të respektit të ndërsjellë, ju ftoj që edhe ky Bajram të jetë një festë e bashkimit në frymën familjare, vëllazërore e shoqërore.
Le të rrezatojmë edhe në këtë Kurban Bajram më shumë dashuri, gatishmëri për të bashkëndier me ata që kanë nevojë për mbështetje dhe për të çmuar me zemër të dëlirë dallimet e çfarëdo lloji midis nesh.
Le të japim më shumë rrezatim të energjive pozitive, le të kemi zemër më të hapur e përdëllim për të tjerët.
Le të jetë ky Bajram një ditë kur do t’i japim vetes më shumë zemër, më shumë shpresë, se jetët tona do të jenë më të mbushura me mbarësi, shëndet, begati, paqe, përkushtim e suksese.
E gëzofshi festën e Kurban Bajramit!

Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img