26,04,2024

Kryetari Svarqa priti talentin e ri të futbollit Andi Zeqirin

Must Read

Objektivi im është që të luaj në ekipin e parë të Juventusit. Që nga mosha  15 vjeçe kam luajtur me ekipin e Lozanës, në ligën e dytë, e tani ky ekip është në ligën e parë. Kam luajtur shumë lojë në Lozanë, ndërsa aktualisht jam kapiten i ekipit përfaqësues të Zvicrës për grupmoshën U 19”, tregoi Zeqiri.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, priti sot në takim futbollistin e ri me prejardhje nga Ferizaj, Andi Zeqirin, i cili është duke stërvitur me ekipin e ekipit të njohur italian Juventus, me gjasa që të luajë në kampionatin e ardhshëm.

15747901_1377159725652180_5001268066858251337_n

Kryetari Svarqa shprehu kënaqësinë për njohjen e këtij futbollisti dhe për rezultatet që po i arrin, falë talentit dhe punës me përkushtim.

“Jemi krenar me ty dhe të rinjtë ferizajas shpresoj të gjejnë një model se si me punë e angazhim, arrihen suksese të lakmueshme. Jemi krenar gjithashtu se si të rinjtë si ti po na paraqesin në Evropë”, i tha mysafirit kryetari i Ferizajt.

Ndërsa futbollisti i ri Andi Zeqiri, tha se është shumë i kënaqur që u prit nga kryetari i Ferizajt.

“Dëshira ime është që Ferizaj të krenohet me sukseset e mia. Unë jam i gatshëm të mbaj kontakte me këtë qytet dhe ta ndihmoj me gjithçka që mundem. Objektivi im është që të luaj në ekipin e parë të Juventusit. Po punoj shumë dhe kam shumë punë. Të shoh deri në qershor, nëse do të qëndroj në Juventus ose në ndonjë vend tjetër. Që nga mosha 15 vjeçe kam luajtur me ekipin e Lozanës, në ligën e dytë, e tani ky ekip është në ligën e parë. Kam luajtur shumë lojë në Lozanë, ndërsa aktualisht jam kapiten i ekipit përfaqësues të Zvicrës për grupmoshën U 19”, tregoi Zeqiri.

15697541_1377159735652179_653674883549208690_n

Kryetari i Ferizajt i dhuroi futbollistit të ri Andi Zeqiri një peizazh të qytetit, ndërsa Zeqi i dhuroi kryetarit Svarqa një top futbolli, me të cilin ai kishte luajtur disa ndeshje të rëndësishme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img