26,04,2024

Kryetari Svarqa priti në një takim klubin e volejbollit “Maccabi”nga Tel Avivi

Must Read

I pari i qytetit të Ferizajt të enjten ka pritur në nja takimin klubin e volejbollit “Maccabi”nga Tel Avivi i Izraelit.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, është shprehur tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj këtij klubi, edhe për pritjen e klubit të qytetit të Ferizajt ”Luboteni” në krye me kryetarin e saj Gazmend Hoxha që i është bërë në qytetin e Izraelit, ku kanë zhvilluar edhe lojën e parë të kampionit të Evropës.

Po ashtu kryetari Svarqa, këtë ta fundit i ka njoftuar edhe për zhvillimet që po bëhen në qytetin e Ferizajt, por edhe për historikun e tij.

“Ne jemi të interesuar për bashkëpunim edhe më te thellë me klubin, por edhe në sferën e kulturës dhe lëmitë tjera të bashkëpunimit që mund të gjejmë elemente që na bashkëpunojnë me popullin izraelit siç na ka bashkuar për fat të keq edhe një pjesë tragjike e historisë sonë. Ne pavarësisht se jemi një shtet i ri natyrisht se kemi një përvojë të vogël natyrisht edhe në fushën e sportit, por nga nja klubi me traditë siç është “Maccabi”, mund të përfitojmë nga përvoja e tyre edhe në lojërat që po zhvillojmë me ta”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ndërsa trajneri i klubit të volejbollit “Maccabi”nga Tel Avivi, Zohar Barnezer, është shprehur tejet i kënaqur edhe me pritjen që i është bërë në qytetin e Ferizajt.

“Dua të them së gjëja më e mirë në volejboll nuk është praktika, loja edhe lojtarët, por është ajo si mund të vini në qytetin e Ferizajt, dhe nëse dikush do të më pyeste se ku do të shkoje në pushim, të gjithë do të zgjedhnin Parisin, Amsterdamin dhe ndonjë qytet tjetër, por unë do të zgjedhja Ferizajn edhe pse erdha këtu vetëm për volejbollin, sepse njerëzit e Ferizajt, luftojnë për vetën, për një jetë më të mirë dhe kështu do të vi në Ferizaj edhe në mënyrë private, por sot në orën 18:00 ne jemi luftëtarët e “Maccabit” të të Tel Avivit, ku do të luftojmë për një fitore të suksesshme”, ka thënë trajneri Barnezer.

U bë e ditur se klubi i volejbollit “Maccabi” nga Tel Avivi, është themeluar në vitin 1950 dha ka qenë 9 herë kampion në Izrael, dhe kanë fituar 6 herë kupën e Izraelit në volejboll, ndërsa që 20 vite marrin pjesë në garat e arenës ndërkombëtare.

Në fund të këtij takimi u shkëmbyen edhe dhurata modeste mes kryetarit Svarqa dhe trajnerit Barnezer, ndërsa kanë ftuar qytetarët ferizajas që sonte në orën 18:00 të jenë pjesë e ndeshjes ndërkombëtare “Challenge Cup” do të zhvillohet në palestrën e sporteve “Bill Kinton” në mes klubit të volejbollit “Luboteni” dhe “Maccabi”nga Izreali.

15644604_10206845577172748_1928869229_n 15644990_10206845579612809_128335297_n 15622074_1372277449473741_7848236004074630830_n 15622418_1372277342807085_3241695421653748950_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img