Lajme

Kryetari i SBASHK-ut: Nga 14 janari grevë e përgjithshme në arsim


Publikuar më:


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se mbi 99% e institucioneve arsimore i janë përgjigjur grevës së sotme të organizuar nga kjo sindikatë.

Jasharaj në një intervistë për emisionin “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ky ishte veprimi i fundit paralajmërues për Qeverinë, që nëse nuk korrigjohet koeficienti i pagës për sistemin e arsimit do të merren masa radikale duke filluar nga 14 janari.

“Është vendim i SBASHK-ut se nëse nuk plotësohen kërkesat nga 14 janari nuk do të fillohet gjysmë viti shkollor me mësim por me grevë të përgjithshme, e cila do të jetë në kohë të pacaktuar derisa institucionet nuk i plotësojnë kërkesat legjitimi të punëtorëve të arsimit”.

Jasharaj ka thënë se Qeveria nuk ka marrë për bazë vërejtjet e SBASHK-ut dhe kanë votuar projektligjin e pagave.

“Kemi pasur edhe një takim edhe me kryeministrin Haradinaj i cili është ndier keq duke pranuar se në projektligjin e pagave sistemi arsimor është renditur keq, duke premtuar se koeficientët do të ndryshojnë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se me MASHT-in, kanë pikëpamje të përafërta për koeficientin e pagave.

“Qeveria mund të reflektojë dhe të korrektojë koeficientin e pagave, përndryshe nga 14 janari do të ketë krevë të përgjithshme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj.

To Top