03,07,2025

Kryetari i ri i Parlamentit të Turqisë me prejardhje shqiptare

Must Read
Pos në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, edhe në Turqi një shqiptar është votuar për Kryetar Parlamenti. Deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag me preardhje shqiptare, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk

Në raundin e tretë të votimit në Parlamentin e Turqisë deputeti i Partisë AK në qytetin Tekirdag, Mustafa Shentop u zgjodh kryetar i ri i Parlamentit turk.

Në votimin e zhvilluar në raundin e tretë të votimit në parlament morën pjesë 542 deputetë.

Siç raporton AA, Shentop mori 336 vota, deputeti i partisë CHP, Engin Altay 124 vota, deputetja e partisë HDP nga qyteti Izmir, Serpil Kemalbay Pekgözegü 46 vota, deputeti i partisë IYI, İmam Hüseyin Filiz 33 vota, ndërsa 3 vota janë shpallur të pavlefshme.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari i deritashëm Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, njoftoi dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.

Shentop i cili aktualisht është deputeti i Partisë AK, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img