29,03,2024

Kryetari i malazezëve të Kosovës në grevë urie për Boron dhe Zogoviqin

Must Read
Slobodan M.Vujiçiq

Në Parkun e qytetit, përkatësish afër bustit të dikurshëm të “Boro dhe Ramizi”, ai me vete sot kishte marrë batanije dhe jastëkun si gjëra të vetme që do ta shoqërojnë në grevën të cilin e nisi nga mëngjesi i sotëm.

Ka kohë që në këtë vend qëndron vetëm busti i Ramizit dhe mungon ai i Boro Vukmiroviqit, e pikërisht kjo është arsyeja kryesore që banori malazez i Prishtinës, Vujiçiq, nisi sot grevën e urisë. Ai ka edhe një kërkesë për të cilën thotë se deri në realizmin e tyre nuk do ta ndal grevën. Kërkon që të emërohet rruga me emrin e shkrimtarit malazez Radovan Zogoviqit. Sipas tij ky shkrimtar ka dhënë shumë për popullin shqiptarë.

“Ky është busti i dëshmorëve Boro dhe Ramizi, Boro ka qenë malazez edhe ky është simboli i luftës kundër fashizmit. Unë mendoj që Kosova nuk është kundër luftës së fashizmit dhe ky gjest duhet të jetë i riparueshëm dhe duhet të kthehet busti i Boros. E dyta, shumë kohë më parë ka qenë një rrugë në emër të malazezit Radovan Zogoviqit. Dy herë është heq emërimi i rrugës që ishte në emër të tij…Pse nuk kanë ardhur studentët me më ndihmua mua këtu. Pse s’ka ardhur rektorati….Konsideroj që studentët shqiptarë dhe rektori i Universitetit të cilët janë nisur ato pyetjet për atë tempull duhet të nisnin pyetje edhe këtu, edhe këtu është e njëjte”, tha Vujiçiq.

Ai për shkrimtarin Zogoviq thotë se nuk është simbol i Sllobodan Milloseviqit, dhe se kërkon që studentët dhe rektori të solidarizohen me të. Përderisa ai tha se nuk kanë nevojë të hyjnë në grevë urie malazezët tjerë që jetojnë në Kosovë, kryetari i komunitetit malazez në Kosovë, Slobodan Vujiçiq foli edhe për shënjimin e ri të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Vujiçiq thotë se demarkacioni nuk është problem, pasi sipas tij edhe kryeministri malazezë ka thënë se kjo çështje është punë e brendshme e Kosovës .

“Nuk ka nevojë, unë i përfaqësoj malazezët, nuk ka nevojë që të vijnë të tjetër. Ne nuk duam që ta shkatërrojmë shtetin e Kosovës. Ne nuk duam që kjo t’i prish marrëdhëniet mes malazezëve dhe kosovarëve. Ne duam vetëm që me këtë gjestin tim, atë që mua më kanë thënë malazezët, unë dua të përçoj mesazhin. Kjo nuk ka lidhje me mosdhëniet e këqija. As demarkacioni, as Radovan Zogoviq, krejt problemet të cilat ne i kemi të përbashkëta janë probleme vëllazërore. Askush nuk mund të na prishë marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve. Unë mendoj që kryeministri malazez ka qenë i qartë që Mali i Zi kupton problemet e brendshme të Kosovës, Mali i Zi do të pres. Mali i Zi nuk do të lejoj asnjë herë që qytetarët e Kosovës të jenë viktima”, tha Vujiçiq.

Ai tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron që të prishen marrëdhëniet mes malazezëve dhe kosovarëve. Ai pret që kryetari i Komunës së Prishtinës për të cilin thotë se disa herë i ka bërë kërkesë për tu takuar që një ditë të gjejë kohë për takim. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img