26,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu priti futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Arbenit Xhemajli

Must Read

Se të rinjtë tanë kanë talent në sporte dhe shumë fusha të tjera të jetës shoqërore, po dëshmohet çdo ditë. I tillë ishte edhe mbrëmë, emocioni që dhuruan djelmoshat kosovar në ndeshjen futbollistike mes Kosovës dhe Azerbajxhanit. Njërin nga ta e priti në takim sot, i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Arbenit Xhemajli është qendërmbrojtësi perspektiv i Përfaqësues së Kosovës në futboll. Ai tash e disa vite mbron ngjyrat e ekipit futbollistik zviceran Ne Xamax. Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shprehu konsideratat më të larta për talentët e rinj, veçanërisht të dalluarit në sport, të cilët po ngrisin lartë, çdo ditë, në gara sportive, flamurin e Republikës së Kosovës. Ndërsa, futbollisti Xhemajli falënderoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për pritjen, respektin dhe kurajon për të mbështetur dhe promovuar talentët e rinj. Ferizaj ka nxjerr talentë të mëdhenj të sportit si në të kaluarën ashtu edhe tani, rrugë kjo e cila po ndiqet edhe nga shembulli i futbollistit Xhemajli dhe mbështetja e vazhdueshme e sportit nga qeverisja lokale. Në fund të takimit, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, me urimet më të sinqerta për suksese në pasionin e tij, i dhuroi futbollistit Xhemajli, suvenirin – punimin e pamjes së Ferizajt, përkatësisht emblemën e qytetit, Lubotenin, punuar në pirografi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img