26,04,2024

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka 1 vit që vjen e shkon nga puna me veturë private

Must Read

Muajve të fundit, Komuna e Ferizajt jo rrallë herë ka bërë diferencën pozitive në krijimin e modelit të qeverisjes lokale. Kjo e manifestuar përmes zbatimit të politikave efikase në dobi të qytetarëve dhe implementimit strikt të platformës qeverisëse përmes së cilës ferizajasit vendosën pushtetin e ri.

Që nga dita e parë e mandatit të ri, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka dhënë një shembull jo shpesh herë të ndodhur në Komunat e Republikës së Kosovës.

Ky i fundit, me qëllim që të kursehet paraja publike, të ruhet prona publike, gjatë gjithë kësaj periudhe qeverisëse, vjen dhe shkon nga puna me veturën e tij private.

Ky shembull është konsoliduar edhe me vendimin e tij të parë për vendosjen e rregullit në përdorimin e veturave zyrtare duke kufizuar maksimalisht mundësitë eventuale të keqpërdorimit të veturave zyrtare, praktikë kjo që është evidentuar në qeverisjen e kaluar.

Tashmë një standard i ri i krijuar nga i pari i qytetit, Agim Aliu ka krijuar efekt të drejtpërdrejt edhe në planet buxhetore, duke arritur të kursehen mijëra euro shpenzime derivatesh të planifikuara për shpenzimet e përdorimit të veturës zyrtare.

Një model i tillë, është tregues se kursimi dhe ruajtja e parasë dhe pronës publike kanë trajtim tjetër nga kjo qeverisje, duke këmbëngulur në ekonomizimin e shpenzimeve dhe mbrojtjen e pronës publike, në rastin konkret përdorimin efiçient të veturave zyrtare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img