Ferizaj

Kryetari i Ferizajt adreson përgjegjësi për projektin e rrugës së fshatit Tërrn


Publikuar më:


Nëser pritet që të mbahet një protestë nga banorët e fshatit Tërrn, përmes së cilës po kërkojnë që sa më shpejt të realizohet projekti i asfaltimit të rrugës. Protesta është thirrur nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ndërsa opinione me këtë rast ka dhënë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili tërë përgjegjësinë e ka adresuar tek Organi Shqyrtues i Prokurimit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ditë më parë përmes rrjeteve sociale ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së një proteste nesër në fshatin Tërrn, në shenjë të zvarritjes që po i bëhet projektit të asfaltimit të rrugës së këtij fshati që lidhë dy magjistralet.

Duke u ndërlidhur me këtë thirrje për protestë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se shmangia e tij publike për këtë projekt është bërë për t’i ikur manipulimeve politike dhe keqpërdorimeve që mund të dalin.

Madje ka shtuar se qëndron prapa shpjegimeve që ka dhënë kohë më parë për këtë projekt , duke vë në dukje se rruga e fshatit Tërrn ka qenë e para prej temave që e ka diskutuar me ministrin pas marrjes së mandatit, por që janë aspektet ligjore ato që po e frenojnë këtë projekt.


Për më tepër kryetari Aliu, ka adresuar përgjegjësinë tek OSHP-ja , duke thënë se përbën organin më të korruptuar në Republiken e Kosovës. Duke iu referuar projektit ka thënë se beson se ai do të realizohet dhe se solidarizohet me kërkesat e banorëve të kësaj zone.
Këtë problem në vazhdimësi e ka ngritur deputeti Labinot Tahiri, një protestë është mbajtur edhe vitin e kaluar, ndërsa banorët i ka vizituar edhe kryeministri i Kosovës.

Kjo protestë po shihet si një masë presioni për t’i shpejtuar procedurat. ktualisht lënda ndodhet në Organin Shqyrtues të Prokurimit pas një ankese që ka ardhur nga një operator ekonomik.

To Top