27,04,2024

Kryetari Aliu uron nxënësit për kthimin e procesit të rregullt mësimor

Must Read

Gajtë ditës së sotme kryetari i Ferizajt Agim Aliu, së bashku me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani  kanë  vizituar shkollën Teknike “Pjetër Bogdani” dhe shkollën e Muzikës “Çesk Zadeja” për ti uruar  fillimin e procesit të rregullt   mësimor.

“Nga sot në të gjitha shkollat u kthye orari i rregullt i mësimit pas kufizimeve nga pandemia, nga të cilat u sfiduan nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e drejtuesit e shkollave. Bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani vizituam shkollën e mesme teknike “Pjetër Bogdani” si dhe shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” për të uruar fillim të mbarë të procesit të rregullt mësimor e patjetër për t’iu gjendur pranë si përherë për çdo kërkesë shkollave në rrethanat e reja të diktuara nga pandemia” ka shkruar Aliu.

Ndryshe  nga sot procesi mësimor I është kthyer normalitetit me praninë fizike të nxënësve, të cilët në shumë shkolla deri më tani punohej me planin B , ku gjysma e klasës ishte një javë në shkollë dhe një javë me mësim online.

Nga sot të gjithë nxënësit do të jenë  së bashku në një klasë  dhe ora e cila deri më tani ishte 30 minuta kthehet në 40 minuta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img