26,04,2024

Kryetari Aliu takon drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, zotohet për adresimin në nivel qendror të sfidave të kësaj industrie

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami dhe kryeinspektorin Ridvan Berisha takuan sot drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, përkatësisht kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Ardian Purrini, kryetarit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Gani Durmishaj dhe anëtarit të Bordit të Shoqatës së Industrisë së Qumështit, Lulëzim Aliu.

Në këtë takim u diskutua për përfshirjen e produkteve të qumështit në kuadër të pakos ushqimore që ofron Komuna e Ferizajt, për familjet nevojtare ferizajase.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se tashmë Komuna e Ferizajt në afro 5000 pakot ushqimore që ka ndarë për familjet në nevojë, bashkë me bizneset që dhuruan ato, ka përfshirë vazhdimisht produktet vendore të qumështit.

Tutje, përveç investimeve që Komuna e Ferizajt ka bërë në bujqësi e blegtori të cilat iu bënë të ditura mysafirëve, Kryetari Aliu u zotua edhe për adresimin e sfidave që ka kjo industri në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e përmes saj në nivelin qendror të vendimmarrjes. Tutje, u diskutua për këtë industri, rolin e saj në ekonominë kombëtare dhe lokale si dhe nevojën për fuqizimin e mëtejmë të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img