28,03,2024

Kryetari Aliu takohet me kryetarin e Kaçanikut Besim Ilazi :Fillimi i fundit të sfidave me ujërat e zeza për Ferizajn e Kaçanikun

Must Read

Gjatë ditës së sotme kryetari i Ferizajt,Agim Aliu, ka pritur në takim kreytarin e Kaçanikut, Besim Ilazi dhe nënkryetarin Ylber Bajra.

Në këtë takim u biedua mbi ecuritë e projektit për ndërtimin e Impiantit  për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.

“Sot mirëprita në zyrën time, mikun tim, Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin e financave, Bahri Selimi, me të cilët biseduam mbi ecurinë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, e për të cilën pata zhvilluar muaj më parë edhe një vizitë në Hungari. Tashmë marrëveshja ka përfunduar, është në Kuvend për ratifikim, andaj bashkërisht, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që sa më parë të ratifikoj këtë marrëveshje ndërkombëtare.Realizimi i këtij projekti ndikon në trajtimin e ujërave të zeza përveç Ferizajt edhe në Kaçanik, duke i dhënë kështu zgjidhje afatgjate problematikës së deritanishme” ka shkruar Aliu në facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img