Ferizaj

Kryetari Aliu priti ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, diskutohen nevojat, kërkesat dhe situata në arsimin lokal në kushte pandemie


Publikuar më:


Pasditen e sotme, i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Arton Gavazi dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani, pritën në takim ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe këshilltarin e lartë të kësaj ministrie, Enver Osdautaj.

Temat e diskutimit në këtë takimin ishin nevojat dhe kërkesat e arsimit lokal, gjendja e përgjithshme e tij si dhe veprimet e ndërmarra përkitazi me gjendjen epidemiologjike të shkaktuar nga virusi COVID-19.

Ministri Likaj tha se dikasteri që drejton ka vullnetin e plotë dhe gatishmërinë që t’i përgjigjet kërkesave dhe nevojave që ka arsimi ferizajas, sipas mundësive që ka ky institucion. Ai shtoi se edhe komunikimi i vendosur muaj më parë me drejtoritë e arsimit për përballimin e kooordinimin e masave për mbrojtjen nga COVID-19 do të intensifikohen.

Në anën tjetër, i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe udhëheqja e arsimit lokal pas pasqyrës mbi gjendjen në arsim, që i paraqitën ministrit Likaj, falënderuan këtë të fundit për gatishmërinë e vullnetin për të ndihmuar arsimin ferizajas.

To Top