18,04,2024

Kryetari Aliu pas analizave për COVID-19 rezulton negativ

Must Read

Pas rastit të fundit pozitiv me COVID – 19 në qeverinë komunale të Ferizajt, testit i janë nënshtrur edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe zyrtarë tjerë të qeverisë komunale.

Përmes një informate, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se ka rezultuar negativ ndërsa janë në pritje të rezultateve edhe për zyrtarët tjerë.

Ky është njoftimi i plotë.

Të dashur bashkëqytetarë!

Pas konfirmimit pozitiv me virusin COVID-19 të njërit nga drejtorët e Komunës, iu nënshtrova testit për këtë virus bashkë me stafin tim dhe gjithë ekzekutivin. Nga rezultatet që pranova, doli se jam NEGATIV në testin e virusit COVID-19, kurse për anëtarët tjerë të kabinetit tim, jemi në pritje të rezultateve.

Ju lus, mos shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes.

Vazhdojmë, me punë të dobishme për Ferizajn e ferizajasit!

Ju faleminderit të gjithëve që gjatë këtyre ditëve, ndatë shqetësimin me ne!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img