19,04,2024

Kryetari Aliu i ofron mbështetjen e parezervë menaxhmentit të QKMF-së, priten reforma

Must Read

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim që të uroj për detyrën e re drejtoren e QKMF-së, Nadire Ymeri, të bashkëbisedoj me personelin drejtues dhe punonjësit shëndetësor rreth sfidave që ka institucioni si dhe t’i garantoj mbështetjen e plotë e të gjithanshme në përmbushjen e objektivave në fushën e shëndetësisë.

Kryetari Aliu vuri theksin te mungesa e stafit shëndetësor përkatësisht mjekëve që po paraqet sfidë të jashtëzakonshme në ofrimin e shpejtë të shërbimeve shëndetësore dhe që njëkohësisht paraqet sfidë për mjekësinë primare, sigurimi i kuadrove për vitet në vijim.

Ai tutje garantoi drejtuesit e këtij institucioni që do të kenë mbështetjen e plotë në çdo nismë dhe reformë të ndërmarr me qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët ferizajas e më gjerë.

Drejtorja Ymeri njoftoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për hapat e para të ndërmarra në këtë institucion si dhe gjendjen e përgjithshme të institucionit më të lartë shëndetësor në nivelin lokal. Ajo tha se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit në reformën shëndetësore me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u zotua se gjatë qeverisjes së tij, ky institucion do të njoh ritme të reja zhvillimi dhe investimi në infrastrukturën shëndetësore të munguar për vite me radhë si dhe modernizimin e atyre ekzistuese.

Gjatë takimit të përbashkët me drejtoren dhe shefat e njësive të QKMF u trajtuan një varg çështjesh organizative, teknike e reformuese që ka nevojë të investohet për to që ky institucion të progresoj edhe më shumë në shërbime dhe performancë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img