01,07,2025

Kryetari Agim Aliu takohet me legjendat e superkampionët e boksit

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme  ka takuar legjendat e boksit të Kosovës.

Kryetari Aliu ka pritur në kabinetin e tij legjendat dhe superkampionët e gjeneratës së artë, të kohës më të vështirw por edhe më kulminante të boksit të Kosovës: Nazif Gashi, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Afrim Majanci, Agim Latifi, Fatmir Makolli, Naser Bajrami dhe Zahir Shabani.

“Një ditë fantastike, një bisedë për ta mbajtur gjatë në kujtesë me legjendat dhe superkampionët e gjeneratës së artë, në kohët më të vështira por edhe më kulminante të boksit të Kosovës: Nazif Gashi, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, Afrim Majanci, Agim Latifi, Fatmir Makolli, Naser Bajrami dhe Zahir Shabani të cilët i prita sot në zyrën time.

E paharrueshme dhe e gjithmonshme është krenaria që na dha djersa për dekada e secilit nga këto personalitete emblematike, të cilët lanë shenjën e Kosovës me medaljet e sukseset e jashtëzakonshme në hartën e botës. Mirënjohje, shembull motivues për tu ndjekur nga të rinjtë, respekt pa fund e përkulje para vlerave e emblemave që dhanë gjithçka nga vetja, në kohën më të vështirë, me vetëm një dëshirë e pasion, për ta lartësuar sportin kosovar” ka shkruar kryetari Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img