Ferizaj

Kryetari Agim Aliu apelon te qytetarët për reduktim të daljeve


Publikuar më:


 Orari i ndalimit të Qarkullimit  nga Qeveria e Kosovës në masë të madhe ka filluar të zbatohet edhe në Ferizaj. Por  pas orës 16:00  deri ora 20:00  qyteti po përballet me një ngarkesë të madhe të qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve.

Për këtë edhe kryetari i Ferizajt ka bërë apel te qytetarët që të reduktojnë daljet e panevojshme, përveç furnizimeve të domosdoshme.

Ky është  apeli i plotë i kryetarit të Ferizajt Agim Aliu.

Bashkëqytetarë!

Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!

Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!

Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!

Ju ditët gjithëherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!

Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!

Gjendje në Ferizaj rreth orës 17:00
To Top