25,04,2024

Kryeprokurori që me vendim kërkon të verifikohen shkrimet në media

Must Read

Çdo shkrim në mediat elektronike e të shtypit që ka të bëjë me pretendime të rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ‘kontrollohen’ nga Prokuroria e Shtetit.

Madje është një Komision i veçantë që merret me to.

Kryeprokurori i shteti, Aleksander Lumezi, i lirimit të pronave të uzurpuara, i aktakuzës së ‘stentave’ e të tjera, ka vendosur që jo gjithçka të sjell panik te qytetarët.

Raportimet që do të bëhen më mediat elektronike e të shtypit, do të përcillen në baza ditore nga një komisionin, dhe do verifikohen pretendime e rasteve të supozuara të krimit të organizuar dhe të korrupsionit, raporton lajmi.net

Në vendimin e siguruar nga lajmi.net thuhet se “të publikuara përmes mjeteve elektronike e të shtypit, të parashtresave të qytetarëve dhe paraqitjeve publike të zyrtarëve të organeve e organizatave shtetërore e publike dhe të organizatave qeveritare”.

Jo vetëm kaq, Lumezi duket se ka menduar edhe më shumë.

Në vendimin e tij është e saktësuar, se pas verifikimit nëse qëndrojnë elemente inkriminuese për ndjekje penale, menjëherë ndërmerret veprimi në drejtim të adresimi të rasti prokurorit kompetent.

Në dokumentin e siguruar nga lajmi.net thuhet se në rast se pas verifikimeve nuk ka dyshime se qëndrojnë elementet inkriminuese për ndjekje penal, atëherë menjëherë me informatë do ta njofton publikuesin apo paraqitësin e rasteve e sipas nevojës edhe opinionin publik përmes mjeteve të informimit.

Lumezi prej që ka marr këtë vendim, dhe shumë të tjerë, është vlerësuar edhe nga sondazhi i UNDP dhe USAID se ka reflektuar që Kryeprokurorit të Shtetit t’i rritet performanca për gjashtë muaj e fundit që kur ai është Kryeprokuror.

Nuk duhet harruar lirimin e pronave të AKP-së nga uzurpatorët në Kosovë, aksion ky që vazhdon ende.

E tjetri rast, poashtu aktual është ai i ‘stentave’ ku është ngritur aktakuzë e cila përfshinë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik. Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Lumezi, ka premtuar qysh në fillim se “pavarësisht statusit apo pozitës që mund ta gëzoj dikush kjo nuk e amniston nga përgjegjësia askënd, nëse kemi të bëjmë me njerëz që bien ndesh me ligjin”./ Lajmi.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img