27,04,2024

Kryeministrja serbe ankohet në CEFTA për taksën, paralajmëron padi në Gjykatën e Arbitrazhit

Must Read

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka njoftuar qytetarët e Serbisë, se Qeveria në përputhje me marrëveshjen e CEFTA-s ka dërguar një kërkesë zyrtare tek Sekretariati  dhe institucionet tjera ndërkombëtare për konsultime të drejtpërdrejta për taksën 100% të vendosur nga Kosova në drejtim të produkteve serbe.

“Ata prej nesër, nga marrja e kërkesës, kanë një periudhë prej 90 ditësh kalendarike për të zgjidhur problemin ku Prishtina ka bërë një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të qartë të marrëveshjes”, ka thënë Brnabiq, transmeton Indeksonline.

Ajo shtoi se në qoftë se nuk do të fillojnë konsultimet e përbashkëta ose nuk zgjidhet problemi në 90 ditët e ardhshme, Serbia sipas marrëveshjes së CEFTA-s, do të nis procedurë ligjore para Gjykatës së Arbitrazhit.

Kërkesa është dërguar, përveçse në Sekretariatin e CEFTA-s edhe tek UNMIK-u si nënshkrues i territorit të Kosovës, si dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së.

“Si dikush që respekton plotësisht dhe gjithmonë ka respektuar marrëveshjet e drejta, presim reagimin e shpejtë të misionit të UNMIK-ut dhe Sekretariatit. Të gjithë qytetarëve tanë dhe partnerëve ndërkombëtarë, u themi se ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër shkeljes së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shtuar Brnabiq.

Ajo theksoi se Serbia nuk do të rrijë duarkryq para provokimeve dhe të mos ndërmarrë kundërmasa.

Brnabiq ka shtuar poashtu se Serbia do të vazhdojë të bashkëpunojë me partnerët në rajon, kryesisht me Bosnje Hercegovinën, e cila gjithashtu ka taksë 100% të vendosur në drejtim të produkteve që hyjnë në Kosovë.

“Ne do të punojmë më mirë që gjërat të kthehen në normale, në mënyrë që të shmangim kërcënimin e një krize humanitare dhe çdo diskriminim të mëtejshëm ndaj popullit serb”, ka thënë tutje Brnabiq./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img