29,03,2024

Kryeministri: Shumë shpejt do të ketë qëndrim për vizitat e zyrtarëve serbë

Must Read

isa-mustafa-382472


As sot nuk është dhënë përgjigje për pyetjen që thuajse një muaj shtrohet nga gazetarët në drejtim të udhëheqësve të vendit, rreth vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë.

Pyetja e njëjtë iu shtrua sot edhe kryeministrit Isa Mustafa, por gazetarët prapë nuk morën përgjigje.

Ndonëse tha se nuk i shmanget kësaj pyetje, Mustafa deklaroi se shumë shpejt mediat do të marrin një përgjigje të tillë.

Mustafa: Sot ose nesër e merrni përgjigjen për vizitat e zyrtarëve serbë

“Unë nuk dëshiroj që të evitoj këtë pyetje por sot kemi një vizitë, në institucionin më të lartë të arsimit të Kosovës prandaj do të kisha dëshirë që sot të fokusohemi këtu ndërkaq iu premtoj se gjatë ditës ose nesër do t’iu përgjigjemi në pyetjet të cilat ju i shtruat por në hapësirat e Qeverisë”, tha Mustafa.

Kosovën ditët e fundit e vizitoi kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Ndërsa, për sot është lajmëruar se Kosovën do ta vizito jë edhe lideri i Partisë Radikale Serbe Vojislav Sheshel./Kpress/GazetaBlic

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img