26,04,2024

Kryeministri premton energji elektrike të mjaftueshme gjatë dimrit

Must Read

Kosova së fundmi është përballur me krizë të thellë energjetike. Shumë rajone të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin u ballafaquan me reduktime të ashpra të energjisë. Kjo situatë e detyroi kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj të takoi me urgjencë menaxhmentin e KEDS-it, KEK-ut dhe të ZRrE-së.

Në një intervistë për Indeksonline, Haradinaj thotë se ka marr premtime nga KEK-u se do ta bëjnë të pamundurën që vendi të mos mbetet në terr gjatë dimrit.
Ai po ashtu ka thënë se KEDS duhet ta kuptojë se kjo është temë serioze dhe mos ta neglizhoj.

Ramush Haradinaj

“I kemi edhe pesë ditë pak më të vështira, kur do të lëshohet blloku tjetër i Kosovës B, dhe atë kalojmë në sasinë e 800 MGW të prodhuar, kuptohet prapë do të importojmë, sot është koha e dimrit dhe rryma është shumë e shtrenjtë. Por besojmë se e kemi stabilizuar gjendjen, e falënderoj drejtorin e KEK-ut, Njazi Thaçi dhe kolegët tjerë,  që e kanë marr obligim duke thënë se do të bëjnë të pamundurën prej minierave, procesit të bartjes, prodhimit etj, që mos të lëmë Kosovën në terr gjatë dimrit”, ka thënë Haradinaj për Indeksonline.

“Nëse nuk do të ketë furnizim të mirë me energji elektrike do të prishemi mes veti”, ka thënë Haradinaj duke paralajmëruar mundësinë e largimit të KEDS-it nga Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img