28,04,2024

Kryeministri lavdëron LDK’në, thotë se ushtria do të themelohet me ndihmën e ndërkombëtarëve

Must Read

Mustafa gjatë vizitës sot në Prizren tha se programi i LDK-së është programi më i mirë në vend, dhe se gjatë kësaj kohe  janë marrë hapat më të mëdhenj që i ka bërë Kosova.

Njoftimi i plotë i LDK’së:

 ka vizituar sot Degën e LDK-së në Prizren, ku mori pjesë në kremtimin e përvjetorit të 27-të të Degës.

Kryetari Mustafa i përshëndeti të pranishmit anëtarët e Kryesisë, Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shumë të tjerë. Kryetari i LDK-së Mustafa uroi 27-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së Prizren.

Me këtë përkrahje të në grupë mosha dhe gjini të ndryshme, LDK-ja do të arrij të tregoj përkushtimin si një parti e qendrës së djathtë me programin e saj të përkrahur nga Partitë Popullore Evropiane, të fitoj përkrahje edhe më të madhe qytetare.

Natyrisht  pasi që programi i LDK-së është programi më i mirë në vend, ne jemi bashkëqeverisëse, gjatë kësaj kohe  janë marrë hapat më të mëdhenj që i ka bërë Kosova dhe do të vazhdojmë me reformat edhe më të thella me përkrahjen e Bashkimit Evropian, por natyrisht sukseseve do të ju përgjigjemi me përgjegjësi si qeveri dhe si deputet. Para nesh janë sfida, ne kemi sfidë themelimin e ushtrisë së Kosovës, ne do ta themelojmë atë, por ne dëshirojmë që këtë themelim ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorin ndërkombëtarë dhe kjo asesi nuk nënkupton mos qëndrueshmërinë tonë në themelimin e ushtrisë, sepse ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë në mënyrë që t’i shfrytëzojmë të gjithë hapat që ushtrinë ta themelojmë në pajtim në partnerët strategjik.

Jam i bindur që ata që kanë ndërtuar kauzë kundër votimit të demarkacionit kundër kësaj marrëveshje po të ju ipet rasti do ta votonin atë, problemi nuk është që është marrëveshje dëmshme apo jo, problemi është që dikujt po i pengon shkaku i meritave,  kjo marrëveshje duhet të votohet sot, sepse kjo i nevoitet më së shumti qytetarëve të Kosovës, liberalizmi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve, tha Kryetari Mustafa.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img