20,04,2024

KRYEMINISTRI ISA MUSTAFA VIZITOI KOMUNËN E SHTIMES

Must Read

Shtime, 19 prill 2016 – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka vizituar komunën e Shtimes, ku u takua me kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajlin. Në këtë takim është diskutuar për zhvillimin ekonomik të vendit dhe rreth mundësive të bashkëpunimit të qeverisë me institucionet lokale. I pari i ekzekutivit ka premtuar ndihmë edhe për vërshimet që kanë ndodhur në këtë komunë.

Në ndërkohë kryeministri Mustafa së bashku me kryetarin Ismajli janë prononcuar për gazetarë. Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa tha: “Ne kemi komunikim me gjithë kryetarët e komunave të veriut ata kanë pranuar buxhetin e Republikës së Kosovës, kanë pranuar zbatimet e ligjeve të Republikës së Kosovës, është arritur edhe në shpërbërjen e mbrojtjes civile në veri të vendit. Tani do ta përmbyllim edhe procesin e shtrirjes së organeve të drejtësisë, dhe ligjit në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, Janë disa marrëveshje të cilat kanë mbetur akoma pa implementuar, sepse implementimi nuk shkon shumë lehtë, është çështja e kodit telefonik që është në vazhdim e sipërm, është çështja e energjisë që është po ashtu vazhdim e sipërm, është çështja e urës mbi Ibër po vonohet në fillimin e punimeve, dhe çështje e zhbërjes së të gjitha strukturat paralele të cilat ne do t’i kushtëzojmë marrëveshjet e ardhshme, por unë megjithatë vlerësoj që rrugë tjetër nuk kemi pas, dhe kjo është rruga e vetme, sepse rruga e vetme është rruga e dialogut, është një rrugë e vështirë por për të cilën gjithë ne të kemi mirëkuptim, edhe pozita edhe opozita”, tha Mustafa. Ndërsa sa i përket krijimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Mustafa ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se formimi i Asociacionit është bërë me kategori juridike. Ai tha se do të punohet në krijimin e Asociacionit dhe që do të mundohen që në rastin e hartimit të statusit të inkuadrojnë edhe palët e interesuara për të marr propozimet dhe sugjerime, por sipas tij Asociacioni nuk do të jetë pushteti i tretë me fuqi ekzekutive, por Asociacioni do të bëhet vetëm sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kryeministri Isa Mustafa është i vendosur se zgjedhje nuk do të ketë ashtu siç po kërkon opozita. “Zgjedhje nuk do të ketë as këtë vit, as vitin tjetër. Vitin tjerë do të ketë zgjedhje lokale, zgjedhjet do të jenë të rregullta sepse nuk ka asnjë arsye që të mbahen zgjedhje kur e kemi shumicën që ka kompetencë edhe legale edhe legjitime edhe e cila mund të punojë. Por, ne do të bëjmë përpjekjeje maksimale që të bashkohemi edhe me opozitën që të marrim gjitha vërejtjet, sugjerimet, propozimet e opozitës. Por, nuk do të krijojmë situata në të cilën një grup i caktuar mund të qohet një ditë dhe mund të thotë s’po me pëlqen diçka dhe do të futemi në zgjedhje. Sepse ne do të punojmë, zgjedhjet do t’i mbajmë sipas ligjit, sipas afateve ligjore dhe duhet të punojnë të gjithë që të bëjmë mirë këtij vendi”, është shprehur Mustafa. Mustafa po ashtu ka folur edhe për marrëveshjen parazgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë s dhe Nismës duke thënë se ajo është çështje e bashkëpunimit të tyre. “Unë e vlerësoj vetëm si çështje bashkëpunimi të tyre mes vete. Por ne jemi të hapur për të gjithë edhe për ata që kanë bërë koalicion edhe për ata që nuk kanë bërë koalicion ne do të bashkëpunojmë me të gjithë deputetët në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.
Ndërkaq kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me këtë rast ka deklaruar se janë pajtuar me kryeministrin Mustafa për të vazhduar bashkërisht në implementimin e planeve komunale për zhvillimin e bizneseve. “Komuna e Shtimes shumicën e vendbanimeve i kemi lidhur me rrugë të asfaltuar të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe të biznesit. Pastaj, së bashku me Qeverinë do të gjejmë mënyrën se ligjet të cilat mund të jenë pengesë për zhvillimin e biznesit t’i procedojmë në institucionet e Kuvendit të Kosovës me qëllim që ato t’i haronimnzojmë dhe t’i bëjmë më të aplikueshme”, ka thënë Ismajli. Ai ka shtuar se në këtë komunë ende mbetet për t’u punuar, e sidomos në rregullimin e shtratit të lumit i cili po sjell telashe gjatë të reshurave të shiut.
Gjatë ditës, Mustafa ka vizituar Lulishten “Agrocoop” si dhe Zonën e Biznesit – Parkun Teknologjik në Shtime, përkatësisht ndërmarrjen prodhuese “Etlinger” dhe NTP “Doni Fruits”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img