20,04,2024

Kryeministri Haradinaj merr vendim për heqjen e taksës (Dokument)

Must Read

Ramush Haradinaj merr vendim ,ua heq taksën e ujit të gjitha familjeve skamnore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim që familjeve të cilat marrin asistencë sociale t’ u paguhen detyrimet e ujit.
Haradinaj ka thënë se ky është një vendim në vazhdën e vendimeve të rëndësishme të tija, në përpjekje për ta lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës.
“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit. Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim.”, ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe vendimin mbi këtë çështje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img