29,03,2024

Kryeministër, fol hapur për kontratat!

Must Read

largea_konference-isa-mustafa-foto-ridvan-slivova-2-e14474837284891457421328

Drejtori i informacionit në Tribuna Media Group, Agron Halitaj, e ka inkurajuar kryeministrin Isa Mustafa që të flasë më hapur rreth kontratave që janë rishikuar nga Qeveria, me qëllim të parandalimit që ato të jenë në shërbim të monopoleve apo grupeve të caktuara të interesit.

Halitaj, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka mohuar që në dy vjetët e fundit të ketë dëgjuar se ndonjëri prej ministrave apo ish-ministrave është vënë para përgjegjësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për qëllime të përfitimeve vetanake apo grupore.

Sipas tij, shpjegimet më të thukëta rreth “kontratave të dëmshme” do të ishin një pikënisje e mirë për transparencën në qeverisje.

Në vijim mund ta lexoni statusin e plotë të Halitajt:

“Rishikimi nga Qeveria dhe ministritë i vendimeve dhe kontratave të cilat mund të cenojnë konkurrencën apo mund t’u shërbejnë monopoleve dhe grupeve të interesit”, është njëri nga sukseset e Qeverisë që kryeministri, Isa Mustafa i ka listuar sot në mëngjes.

Besoj se do t’ishte shumë me interes për qytetarët e këtij vendi që ta dinë se cilat janë ato kontrata që qenkan rishikuar, kush i paska nënshkruar ato dhe cilave grupe të interesit u kanë shërbyer.

Personalisht, nuk më kujtohet që gjatë këtyre dy vjetëve të jetë zhvilluar ndonjë debat rreth kontratave të dëmshme.

Nuk kam dëgjuar që dikush prej ministrave apo ish- ministrave të jetë vënë para përgjegjësisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare për qëllime të përfitimeve vetanake apo grupore.

Për më tepër, nuk kam dëgjuar asnjë reagim publik nga PDK-ja, e cila ka qeverisur në mandatin e kaluar dhe ende vazhdon të jetë në bashkëqeverisje, duke i arsyetuar ato kontrata që Mustafa i paska zhvleftësuar nën pretendimin se u kanë shërbyer monopoleve të caktuara.

Shpjegimet më të thukëta rreth këtyre kontratave do të ishin një pikënisje e mirë për transparencën në Qeverisje.

Bëje kryeministër!”, ka shkruar ai. /Tribuna/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img