26,04,2024

Krimi financiar i shaljanve në AKPPM!?

Must Read

Përmes sistemit të fribalansit persona të paautorizuar kanë kryer transaksione financiare, me ç’rast i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të Kosovës ku për tre vite me radhë (2016, 2017 dhe 2018) llogaritet se u keqpërdoren afër një milion euro.
Si rezultat i hetimeve që janë duke i zhvilluar organet e hetuesisë së krimeve të rënda ekonomike del se e përfshirë në këtë skandal financiar është familjarja e ngushte e kryeshefit (Jeton Shala) të Agjencionit të Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale – AKPPM zonja Ibadete Shala, përndryshe shpenzuese e thesarit në Ministrinë e Financave ne Qeverinë e Kosovës.

Zonja Ibadete Shala, në bazë të burimeve të portalit tonë, përmes sistemit të fribalansit ka bërë shpenzime të avanseve të udhëtimeve zyrtare për persona që nuk kanë udhëtuar fare.

Siç merr vesh Kosova.info, para ca ditësh i është konfiskuar kompjuteri nga ana e policisë kibernetike edhe familjarit tjetër të ngushte te kryeshefit të AKPPM zotëri Kujtim Shales.

Gjithashtu në bazë të burime të portalit tonë ndaj Jeton Shales edhe më herët ka patur të ngritura aktakuza për keqpërdorime, mirëpo ato aktakuza nuk janë jetësuar asnjëherë për shkak, siç thotë burimi ynë, të lidhjeve të tij me pushtetin. Kosova.info

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img