Lajme

Krasniqi: Kufiri përcaktohet me parametra shkencorë, pazaret politike janë tradhti


Publikuar më:


Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka folur sërish për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Krasniqi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se kufiri përcaktohet me parametra shkencorë, kurse pazaret politike janë tradhti.

Postimi i plotë i Jakup Krasniqit:

Populli ynë ka shumë urti (mençuri) popullore. Një nga ato thotë: “Sa të jetosh, mëson”! Thuhet se këtë e kishte thënë plaku 70-vjeçar, pasi kishte marrë një mësim nga fëmija shtatëvjeçar se si mund të merret zjarri në shuplakë të dorës! Neve, qytetarëve të Kosovës, shpesh po na bie të dëgjojmë e mësojmë lloj-lloj “xhevahiresh”. Një prej tyre është “xhevahiri” që këto ditë e tha akademiku kryeministër?! “Demarkacioni nuk është shkencë, është çështje politike”!!! Zbulim epokal, i cili mund të krahasohet me zbulimin e rrotës, apo jo?! Kësaj që e ka thënë kryeministri mund t’i themi: Vetëm shkenca e përcakton demarkacionin mbi bazën e parametrave shkencorë. Ndërsa parametrat politikë të kryeministrit nuk mund të jenë gjë tjetër veçse, parametra të tradhtisë! Të përfundojmë: Parametrat “politikë” të kryeministrit e të aleatëve të tij nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për t’iu ikur ndjekjeve penale!

Comments
To Top