25,04,2024

KQZ-ja pranon edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora

Must Read

Pas gati dy muajsh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi i ka thënë Gazetës Express se lidhur me pakot në fjalë, është informuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Mund ta konfirmoj se KQZ-ja i ka kthyer përgjigje PZAP-së, ku i kemi shpjeguar si qëndron puna me këto pako që janë pranuar më 12 nëntor. Nuk kemi diçka tjetër tani”, ka thënë Elezi.

Ndërsa Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka bërë të ditur se KQZ ka kërkuar që të numërohen pakot në fjalë, pavarësisht asaj që kanë ardhur me vonesë.

Sipas Deskut, vendimi rreth këtyre fletëvotimeve pritet të merret brenda 72 orëve.

“Nuk kemi ende qëndrim për ato vota sepse tek mbrëmë ka ardhur ankesa në ora 17:30. Ne kemi ankesë ku ata kërkojnë të numërohen këto pako të fletëvotimeve. Tash jemi në procedurë, paneli brenda 72 orëve merr vendim dhe do të vendosim sa më parë që është e mundur rreth këtyre fletëvotimeve”.

“Ankesën i referohet atyre pakove dhe kërkohet që në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme për pranimin dhe numërimin e fletëvotimeve të mëhershme që kanë ardhur nga diaspora – mbi atë bazë po kërkohet që ta numërohen edhe këto 392 pako”, ka thënë Desku.

Ndryshe, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve në nivel të vendit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë rinumëruar 138 vendvotime.

“Në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera. Pra numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, ka thënë Elezi./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img