24,04,2024

KQZ-ja nuk certifikon listat e VV-së, AAK-së e Nismës – LDK-ja, PDK-ja dhe Lista Serbe kalojnë

Must Read

Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma nuk kanë arritur të marrin certifikimin e listave zgjedhore nga KQZ-ja. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe janë certifikuar.

VV-ja nuk ka zëvendësuar kandidatët në listën e saj të cilët kanë problem me ligjin, që kanë qenë pesë prej tyre. Vetëm pesë anëtarë të KQZ-së kanë votuar për, kurse tetë kanë abstenuar.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është certifikuar me 11 vota për si subjekt politik, ndërsa me 6 vota nuk është certifikuar lista e saj.

Lista e LDK-së është certifikuar me 10 vota për. Kjo parti ka ndryshuar një kandidat që i kërkohej për shkak të ligjit.

Po ashtu, lista e PDK-së me 10 vota për është certifikuar nga anëtarët e KQZ-së. Partia kishte zëvendësuar një kandidat ditët e fundit.

KQZ-ja ka certifikuar edhe Listën Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.

Pas votimit të listave, anëtari i VV-së Sami Kurteshi, ka treguar për rastin e një kandidati të partisë që ka problem me ligjin për një kundërvajtje në trafik.

“Lista VV nuk u certifiku, e po ju tregoj një rast që nuk është certifiku. Kemi një proces gjyqësor që një kandidat ka kryer një kundërvajtje në trafik. E pandehura obligohet të paguaj 40 euro e 88 cent si dhe shumë për 20 euro për ekspertizë gjyqësore dhe paushallin 60 euro. Kjo është një arsye pse nuk është certifiku, ky është absurdi pse ka filluar politika kundër VV-së”, tha Kurteshi. Ai shtoi se VV-ja do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për këtë. 

Nga Nisma është thënë se ky ishte vendim politik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img