29,03,2024

Kosovari i ftuar nga De Biasi, përfundon sërish në tribuna

Must Read

Vendimi është marrë sot nga trajneri Xhani De Biazi, i cili në njëfarë mënyrë është detyruar të sakrifikojë për këtë sfidë dy lojtarët.

Tekniku kishte 25 futbollistë në dispozicion për ndeshjet kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës, ndërsa më të shumtë në numër në listë ishin mesfushorët. Ndaj në ndeshjen kundër Lihtenshtejnit ai vendosi të sakrifikonte Latifin duke mos e futur në protokoll, ku lejohen vetëm 23 emra (3 portierë). Si tifoz në këtë sfidë ishte edhe Ledian Memushaj, por ky i fundit ishte lënë pushim për të rikuperuar pas një problemi të vogël fizik.

Sipas ”Top Channel”, Latifi do të vazhdojë të mbetet një tifoz edhe në ndeshjen e sotme, pasi De Biazi ka vendosur që të mos e përfshijë në protokollin e sfidës. Ndërkaq, çudit zgjedhja e tij e emrit të dytë, duke lënë jashtë Ergys Kaçen, i cili që pas kalimit të Viktoria Plzen po kalon një formë shumë të mirë duke u aktivizuar si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Europës.

Aq më shumë, duket e çuditshme kjo zgjedhje kur dihet se në radhët e skuadrës ka dy mesfushorë si Kukeli e Abrashi që nuk janë në formën më të mirë fizike, si dhe një mesfushor si Eros Grezda i cili nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me kombëtaren e madhe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img