24,04,2024

Kosovari arrestohet në Austri, alarmoi rrejshëm 40 herë zjarrfikësit

Must Read
Zjarrfikesit ne Austri

Një kosovar 42 vjeçar me shtetësi austriake dyshohet të ketë bërë më shumë se 40 herë alarme zjarri pa pasur fare zjarr. Së fundi të dielën që shkoi, zjarrfikësit u desh të shkonin edhe njëherë në një lagje të Vjenës, pas alarmit se kishte shpërthyer një zjarr, shkruan orf.at. Por atje ata panë një person të dyshimtë, njofton policia e Vjenës. Ai binte në sy sepse pas çdo alarmi për zjarr ai priste zjarrfikësit në vendin e “ngjarjes”.

Kësaj here zjarrfikësit e ndaluan të dyshimtin dhe nuk e lëshuan derisa erdhi policia, e cila e mori në pyetje por pastaj e la të lirë pasi bëri kallëzim penal ndaj tij, transmeton albinfo.ch. Personi 42 vjeçar i lindur në Kosovë e pranoi veprën por nuk dha ndonjë sqarim rreth motivit.

Zëdhënësi i zjarrfikësve nuk ka mundur të thotë se brenda çfarë periudhe i dyshuari ka shkaktuar me vetëdije alarme të rreme. “Por mendojmë se bëhet fjalë për alarm të bërë me qëllim të keq dhe jo për ndonjë gabim të paqëllimtë”, ka thënë ai.

Sipas policisë, kosovari fajësohet për më shumë se 40 alarme të rrejshme zjarri, përcjell albinfo.ch. Po u llogaritën të gjitha shpenzimet e shkaktuara me këto alarmime, del një dëm i madh i shkaktuar pasi që një ndërhyrje kushton në mes 200 dhe 600 eurosh.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img