25,04,2024

Kosova përmbys Çekinë. Evropiani më afër se kurrë

Must Read

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur të triumfojë ndaj Republikës Çeke me rezultat 2:1 në “Fadil Vokrri”

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e ndeshjes midis Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Çekisë me rezultat 2-1.

Golin e fitores e shënoi Mërgim Vojvoda në stilin e Alexander Arnold kur i shënoi golin Barcelonës e që i dha Kosovës 3 pikë të arta në rrugëtimin e saj për Kampionatin Evropian.

Fitorja e sotshme e “Dardanëve” jo vetëm që e vazhdon ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla, por edhe ia jep Kosovës tri pikë të rëndësishme në ëndrrën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020.

Çekia fillimisht e dëshmoi se pse është në pozitën e 43-të në ranglistën e Kombëtareve të FIFA-s, duke kaluar në epërsi në minutën e 16-të të ndeshjes përmes një goditjeje nga Patrick Schick.

Megjithatë, “Dardanët”, të cilët radhiten të 120-tët në listën e FIFA-s, e barazuan këtë rezultat vetëm katër minuta më vonë. Pas shumë aksioneve të bukura, në minutën e 20-të shënoi Vedat Muriqi.

Për t’i shkuar një hap më afër kualifikimit në EURO 2020, Mërgim Vojvoda e kaloi Kosovën në epërsi në minutën e 66-të, pas pasimi të mirë nga Valon Berisha

Kështu, para një stadiumi të mbushur me tifozë – të cilët vazhdimisht brohorisnin e duartrokisnin në përkrahje të “Dardanëve” – dhe në mungesë të pesë futbollistëve standardë – Arbër Zenelit, Milot Rashicës, Herolind Shalës, Hekuran Kryeziut dhe Benjamin Kolollit – skuadra e Bernard Challandes i mori tre pikët që, të paktën momentalisht, e dërgojnë Kosovën në kreun e Grupit A.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët do ta zhvillojnë sot në orën 18:00 kundër Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

Megjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img