Sport

Kosova në Shkodër, “skandal” në Serbi


Publikuar më:


Mediat serbe e vlerësojnë si skandal faktin që Kosova do të luan në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendëse, në kualifikimet Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Njoftimin e ka bërë publik vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë inaugurimit të ‘Loro Boriçi’

Kurse, mediat serbe këtë nuk kanë nguruar që ta cilësojnë “skandaloze”. Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në “Loro Boriq” të Shkodrës.

Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Finlanda dhe Kosova do të përballen me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018.

Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Finlandën, Turqinë, Ukrainën dhe Islandën

Comments
To Top