26,04,2024

Kosova ndan pikët me Ishujt Faroe

Must Read

Kosova nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim tek Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1-1, transmeton Koha.net.

Milot Rashica shënoi një supergol në minutën e nëntë për t’i dhënë epërsinë Kosovës, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë vendasit ishin më efikas, duke arritur të barazojnë shifrat në minutën e 50 përmes Joensenit, i cili shënoi pas asistimit nga Sorenseni.

Përkundër barazimit Kosova mbetet lider, tani me tetë pikë, kurse Ishujt Faroe në vendin e tretë me 4 pikë në Grupin 3 të Ligës D.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img