26,04,2024

Kosova fiton me dominim dhe goleadë ndaj Maltës, ‘finalja’ të martën ndaj Azerbajxhanit

Must Read

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 0-5 në udhëtimin e tyre te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova ka arritur të marrë një fitore të madhe në udhëtimin e tyre te Malta në kuadër të Grupit 3 të Ligës D, ku për 90 minuta dominuan lojën.

Maltë – Kosovë, intonimi i himneve

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Dardanëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 15-të dhe ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Milot Rashicës.

Në pjesën e dytë, Kosova ishte e papërmbajtshme duke rrezikuar në çdo minutë, ku shënoi edhe katër gola.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të dhe ishte Benjamin Kololli, i cili shënoi për 0-2 me parabolë pas një bashkëveprimi të mirë me Rashicën.

Pas këtij goli, Kosova mori zemër dhe shpejt shënoi dy gola me rezervistin Donis Avdijaj, i cili shënoi në minutën e 78-të për 0-3 pas asistimit të Muriqit, ndërsa dy minuta më vonë shënoi për 0-4 pas asistimit të Rashicës.

Avdijaj shënoi dy gola të shpejtë

Pas tri asistimeve të bëra, Rashica gjeti edhe golin në këtë ndeshjes pasi në minutën e 86-të shënoi një gol të bukur nga distanca për të vulosur rezultatin përfundimtar 0-5.

Me këtë fitore, Kosova ka 11 pikë në vendin e parë, ndërsa Azerbajxhani ka 9 pikë në vendin e dytë.

Pikërisht këto dy ekipe do të luajnë mes vete të martën në stadiumin Fadil Vokrri për të vulosur liderin e grupit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img