26,04,2024

Kosova dërgon Ushtrinë në misione paqeruajtëse

Must Read

Me 92 vota  pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që FSK-ja të dërgohet në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës, misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar do ta ketë në kuadër të Gardës Kombëtare të shtetit amerikan Ajova (Iowa).

Hoti ka thënë se Qeveria ia ka ndërmarrë të gjitha vendimet procedurale për këtë mision.

“Qeveria e Kosovës ia ka ndërmarrë të gjitha  vendimet procedurale për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në kuadër të Gardën Kombëtare të Ioëa në misionin paqeraujtës, qeveria sipas ligjit kërkesaën e ka dërguar në Kuvend”, ka thënë Hoti.

Ndërsa  Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për FSK-në ka thënë se partia e tij do të votojë pro vendimit të Qeverisë, për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Por, ai ka kritikuar Qeverinë se pse e ka vonuar një vendim të tillë, që sipas tij, rrezikonte të dështonte si mision.

“Është jashtëzakonisht e rëndëshime për vendin e për FSK-në që të dërgohën ushtarë në misione paqeruajtëse. Kjo përbën një moment të veçantë. Është një avancim serioz, duhet të jemi falënderues ShBA-veNëse do të vinte vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë, atëherë ky mision do të dështonte”, ka thënë Aliu.

Kurse Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se sot është një ditë e madhe për Kosovën, pasi Kuvendi i Kosovës voton për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse jashtë vendit.

Por Gashi pati kritika edhe për opozitën.

“Siç po e shihni nganjherë kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme për të gjithë. Po më vjen keq që po e dëgjoi edhe këtu mllefin e sharrës e të thikave të para disa dite”, tha Gashi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img