28,03,2024

Kosova bëhet me ushtri, NATO’s dhe Amerikës i shtohet një aleat në Ballkan

Must Read

Kuvendi votoi edhe për projektligjin e tretë dhe të fundit nga pakoja e ligjeve që e bëjnë Kosovën me Ushtri.

Është votuar me 107 vota pro projektligji për Shërbimin në Forcën e Sigurisë, raporton Gazeta Express.

Projektligji për Forcën Shërbimin në Forcën Sigurisë së Kosovës, i fundit nga pakoja e projektligjeve, është votuar sot në lexim të dytë nga të gjithë deputetë në sallë.

Deputetët e Kuvendit sot kanë votuar përfundimisht krijimin e ushtrisë sipas ligjit, në pamundësi që transformimi i forcave të sigurisë të bëhet me ndryshime kushtetuese. Kjo sepse përfaqësuesit serbë në Kuvend kundërshtojnë kategorikisht formimin e ushtrisë.

Projektligji i parë, për të cilin votohet votuan 106 pro dhe një abstenoi, ktheu Ministrinë e FSK’së në Ministri të Mbrojtës.

Ndërsa, deputetët votuan edhe projektligjin për Forcën e Sigurisë.

Pas disa tentimeve të dështuara për të formuar ushtrinë, së fundmi, Qeveria e Kosovës kishte transformimin e FSK’së në ushtri, shkruan Gazeta Express. 

Kjo nismë erdhi pas kryeministri Ramush Haradinaj tha se ka marrë përkrahjen nga Sekretari amerikan e Mbrojtjes, James Mattis, që ushtria të formohet sipas ligjit.

Ndërsa Kosova, që po bëhet me ushtri pas gati 11 vjetësh pavarësi, nuk e ka marrë përkrahjen nga të gjithë aleatët e saj,

Shumë shtete, përfshirë edhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg, i kanë kërkuar Kosovës që të mos ngutet dhe të pres që ushtrinë ta formojë me ndryshime kushtetuese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img