20,04,2024

Kosnett me mesazh të fuqishëm për fushatën zgjedhore në Kosovë

Must Read

Ambasadori i ShBA-ve, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend.

Ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prospertitetit për të gjithë”, ka shkruajtur ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img