26,04,2024

Koordinatori i Unionit të Bizneseve, Fatbardh Blenishta viziton firmën “Shehu Putz” në Hennef

Must Read

Puna  dhe angazhimi  i Z.Blenishti vazhdon dita ditës. Sot kishim nderin të vizitojmë nga afër firmën  edhe aktivitetin e afaristit tonë z.Faton Shehu, i cili është pronar i firmës “Shehu Putz”.

Ishte vërtet kënaqësi së bashku me z.Fatbardh Blenishti dhe  stafin e tij të  njihnim  nga afër arritjet e firmës së mirënjohur “Shehu Putz”. Patëm fatin të shijojmë traditën dhe bujarinë shqiptare në pritjen e ngrohtë të pronarit të i firmës z.  Faton Shehu.

Ai  na shpjegoi se si që nga fillimi i viteve 2011 arriti të ketë rezultate të mira me firmën e tij  që  vepron në rrethinën e Hennefit e Bonnit.

Vlen të theksojmë se pothuajse të gjithë punëtorët janë nga  Kosova duke u bërë kështu një mbështetje e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në këtë vend dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e tyre në jetën ekonomiko-sociale në vendin ku jetojnë.
 Z.Fatbardh Blenishti,  koordinator i Unionit e njohu zotin Shehun me  punën edhe angazhimin e Unionit  duke theksuar njëkohësisht nevojën e solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet firmave  shqiptare  në Gjermani dhe më gjerë duke punuar gjithsecila dhe të gjithë së bashku me  korrektesë, përgjegjësi, ndershmëri dhe cilësi të lartë punimesh duke fituar respektin dhe mbështetjen e shoqërisë vendase.
 Në qendër të vëmendjes ishte gjithashtu edhe diskutimi për  aksionin e ndërmarrë për tu ardhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri  të dëmtuar nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit që morri edhe 51 jetë njerëzish .
   Z.Shehu  shprehu dëshirën dhe gatishmërinë  të jetë pjesë e aksionit  qe u ndërmor nga kryesia e Unionit për të ndihmuar Shqipërinë.
Ishte kënaqësi edhe nder  për Unionit të kemi anëtarë të denjë shembull në aktivitetin e tyre dhe në përkushtimin për interesat e kombit.
Vetëm  të bashkuar  gjithmonë do t’ia dalim të realizojmë misionin tonë u shpreh Z.Fatbardh Blenishta Koordinator i Uninonit të Bisneseve Shqiptare në  Gjermani.
Më 09.12.2019, Sami Fejza. Bonn.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img