24,04,2024

‘’Kontrabandë me kafshë’’ në rajonin e Ferizajt, policia jep detaje

Must Read

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  pas grumbullimit të disa informacioneve, se  në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.

Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të  shoqëruar edhe nga njësitet reaguese  të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj , kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).

Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente : Prokuroria Themelore e Ferizajt , Policia Kufitare , Dogana e Kosovës dhe  AUV .

Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img